HomeAktualitetiNata e dytë e KoKofest 2021...Korça, kryeqëndra e artit!

Nata e dytë e KoKofest 2021…Korça, kryeqëndra e artit!

Nata e dytë e KoKofest 2021…Korça, kryeqëndra e artit!

Pas fjalës përshëndetse të aktores dhe drejtoreshës së artit dhe kulturës në Korçë Zamira Kita dhe pas një minute heshtje në respekt të artistëve që humbën jetën gjatë këtij viti të vështirë pandemie, KOKO FEST çeli siparin e natës së dytë. Teatri ” Adriana” nga Ferizaj solli mbrëmjen e dytë të festivalit komedinë ” Gratë në parlament” me regji të Elmaze Nura.
Tehun e satirës së tij komediani grek Aristofani e drejton kundër parlamentit të Athinës për paaftësi në drejtimin e jetës së vendit, për prirje luftënxitëse, duke u bërë kështu vegël në duart e demagogëve. Loja e zhdërvjellët e aktorëve të rinj por të talentuar të Ferizaj i solli ngjarjet në kohët “moderne” parlamentare. Me ngjyra të karrikaturës dhe të groteskut u paraqit parlamenti edhe në komedinë ” Gratë në parlament”. Meqënëse burrat u treguan të paaftë të drejtojnë jetën e vendit, këtë rradhë janë gratë që marrin fuqinë në parlament dhe bëjnë reforma që synojnë të zhdukin dallimet sociale dhe tu vijnë në ndihmë shtresave në nevojë. Por edhe këto reforma, të paraqitura në vepër me situata dhe efekte komike mbetën në rrafshin e një ëndrre të bukur. Realizmi dhe shpesh qëndrimi ëndërrues për të gjetur zgjidhje qofte dhe në fantazi për tërë ato probleme që shqetësojnë fatin e shoqërisë njerëzore ishin një zgjedhje e mençur e trupës teatrore të Ferizaj.

Sot në natën e tretë te KoKoFest:

“Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë”

“JETËT PRIVATE”

Regjia: Eliona Thomaraj

Teatri “Petro Marko” Vlorë

Shkruar nga Erjona Pambuku

#NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments