KreuKulturë / ArtNdahet nga jeta në moshën 79 vjecare Profesor Marko Shtika një nga...

Ndahet nga jeta në moshën 79 vjecare Profesor Marko Shtika një nga figurat e njohura të volejbollit e arsimit korçar.

Iku dhe profesor Marko Shtika. E gjithë Korça nderon një prej figurave më të respektuara të saj.

Në datën 07.8. 2023 u nda nga jeta në moshën 79 vjecare bashkëqytetari ynë Marko Shtika një nga figurat e njohura të volejbollit e arsimit korçar.
Marko Shtika vjen nga një familje e vjetër korçare ,patriotike dhe me tradita.

 

Gjyshi dhe gjyshja I tij Vasil dhe Dhimitra Shtika janë dekoruar nga Mbreti Zog si dhe u është dhënë pension patriotik për veprimtari patriotike si një nga themeluesit e Shoqerisë Patriotike të Sofjes ,luftës për liri ,ndarjen e territoreve etj .Gjithashtu u dekoruan nga Kuvendi Popullor për Veprimtari Patriotike të Klasit të 3 – të.
Mihallaqi, i ati , ishte një nga rrobaqepësit më të mirë të qytetit të Tiranës në vitet 30 e ml pas në qytetin e Korçës.
Mamaja e tij, Marjeta Shtika (Zoto) kishte mbaruar Liceun Francez .Tetoja e tij, Eftali Shtika ishte një nga nxënëset e dalluara të Shkollës së Parë Shqipe e më pas mësuese në këtë shkollë.

Marko Shtika ishte i brumosur që në familje me dashurinë për qytetin ,arsimin dhe sportin ku u dallua në volejboll së bashku me Petrika Suxhon,Muqin ,Maksi Spahon etj. Shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” . Në vitin 1970 mbaroi Institutin e Lartë si mësues I shkollës 8- vjeçare për Histori – Gjeografi -Fiskulturë. Në vitin 1973 u diplomua në Institutin e Lartë të Fizkulturës si Mësues i Edukimit Fizik për shkollën e mesme. Ai i dha jetën arsimit e sportit shqiptar për 40 vjet duke punuar në fshat ,qytet.

Dha kontributin e tij si Gjyqtar I Volejbollit në të gjitha qytetet e Shqipërisë në ndeshje të ndryshme. Gjithashtu ka qenë dhe trajneri i volejbollit për të rinjtë. Brezi i Pandush Kapedanit, Ilir Xhelilit, Shahut, Terezit, Rapos, Damos etj

Gjatë verës , ndër vite ka qenë instruktor në kampet e rinisë në Vlorë dhe Durrës. Gjatë viteve të rinisë ishte nje nga qytetarët, që njihej si model për të rinjtë, si njeriu i sportit dhe i malit, duke fituar admirimin e të rinjve e duke ngjallur tek ata dashurinë për sportin.
I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij qytetari të nderuar korcar !

Një figurë e njohur dhe shumë e respektur në Korçë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit