KreuAktualitetiShkarkohen dy efektivë të policisë rrugore, zbardhen dyshimet e para

Shkarkohen dy efektivë të policisë rrugore, zbardhen dyshimet e para

Shkarkohen dy efektivë të policisë rrugore, zbardhen dyshimet e para

Policia e Lezhës ka bërë me dije se pas qarkullimit të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie të filmuar nga një qytetar, të cilët dyshohet se gjatë ndalimit të automjeteve, mund të kenë para, kanë bërë identifikimin e tyre

Konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin/Komisariati i Policisë Lezhë.

Të dy ata  janë pezulluar menjëherë nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit