HomeAktualitetiNdarja e re administrative, Shqipëria pritet të ketë 40 deri 50 bashki

Ndarja e re administrative, Shqipëria pritet të ketë 40 deri 50 bashki

Sipas propozimit që pritet të depozitohet nga Partia Socialiste, harta e re administrative e vendit do të përfshijë një numër bashkish që sillet midis 40 dhe 50.

Mësohet se ky plan do të jetë i vetmi që socialistët do të paraqesin, duke përjashtuar ndryshime të tjera në këtë fazë.
Takimi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, i zhvilluar sot në Kuvend, u mbyll pa një marrëveshje mbi rendin e ditës, çka shënon edhe përfundimin e këtij cikli pune.

Ndërkohë, miratimi i ndarjes së re territoriale është parashikuar për në datën 23 korrik. Në sesionin e ardhshëm parlamentar do të vijohet me amendimet e nevojshme në ligjet për vetëqeverisjen vendore dhe financat vendore, si pasojë e ristrukturimit.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments