Rusia hodhi poshtë pretendimet se ka gisht në vdekjen e liderit të opozitës Alexey Navalny.
Me anë të një reagimi të ashpër, zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov tha se këto janë akuza të papranueshme.
Çdo prentendim se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny është “plotësisht i papranueshëm”, u shpreh ai.
Ai e quajti reagimin e liderëve perëndimorë histerik
Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante vite të tëra dënimesh që mbivendosnin njëri-tjetrin.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se Navalny u ndje keq gjatë një shëtitjeje, humbi vetëdijen dhe shumë shpejt vdiq.
Ndërkohë, gruaja e Alexei Navalny, Julia, është paraqitur në Konferencën e Sigurisë në Mynih përballë liderëve botërore. Pak orë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Julia akuzoi drejtpërdrejtë Vladimir Putin për vrasjen e tij, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend.
@NewsIn.Al

