KreuAktualitetiRoli i “bosit” Dritan Gjika, zbulohet edhe bashkëpunëtori i tij Bashkëpunim i...

Roli i “bosit” Dritan Gjika, zbulohet edhe bashkëpunëtori i tij Bashkëpunim i mafias shqiptare me kartelet e drogës

Roli i “bosit” Dritan Gjika, zbulohet edhe bashkëpunëtori i tij Bashkëpunim i mafias shqiptare me kartelet e drogës

Raporti i mafies shqiptare me mafian amerikano latine, roli i “bosit” Dritan Gjika, zbulohet edhe bashkëpunëtori i tij 

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar nga një hetim për trafik droge, ku përfshihej mafia shqiptare, Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, dhe miku i tij Rubén Cherres, shkaktoi një skandal në vend, në fund të vitit 2022. Në mënyrë të dyshimtë, Prokuroria e kishte mbyllur atë hetim në bazë të një raporti të Policisë. Megjithatë, ka dyshime nëse ndikimi politik ka vepruar në mënyrë që të pengojë hetimet.

Sipas mediave të huaja në fillim të shkurtit 2024, autoritetet e Ekuadorit dhe Spanjës, nëpërmjet operacionit “La Pampa“, i dhanë një goditje mafies shqiptare, e cila vepronte në Ekuador dhe drejtohej nga Dritan Gjika.

E gjitha nisi në dhjetor 2022, kur Fernando Villavicencio, i cili në atë kohë ishte asambleist dhe kryesonte Frontin Parlamentar Kundër Korrupsionit (FPA), udhëhoqi përgatitjen e një raporti për të ashtuquajturin rasti “León de Troya“. Ai dokument dha një pasqyrë të parë mbi funksionimin e mafies shqiptare në Ekuador. Ai zbuloi disa emra që tani janë të përfshirë në çështjen “Pampa”. Për shembull, kompanitë Agricomtrade, Cannmaná dhe CarniProduccion janë përmendur tashmë në atë raport; si dhe Dritan Gjika, Rubén Cherres, Julio Lalangui dhe Jonnathan Landívar, të cilët tashmë janë aktorët kryesorë të çështjes së re nën hetim.

Villavicencio u vra në gusht 2023, kur ai po përpiqej të merrte Presidencën e Republikës. 6 muaj pas vdekjes së tij, autoritetet konfirmuan se, të paktën, pjesa e parë e hetimit të tyre ndaj mafies shqiptare ishte e vërtetë.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit