Zëdhënësi i presidentit David Sassoli njofton në Twitter se këtë të martë presidenti ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku kishte disa ditë që ishte shtruar. Shkaku i sistemit të tij imunitar e kishte hospitalizuar që prej datës 26 dhjetor, dhe derisa ndërroi jetë këtë të martë, 11 Janar 2022.
65 vjeçari Sassoli ka qenë President I Parlamentit Europian që prej vitit 2019, gjithashtu më parë ka qëne gazetar në RAI.
Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit , dhe humbi mjaft aktivitete.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri homazhe për Sassoli-n në Twitter. “Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani të madh evropian dhe krenar”, tha ajo.
“David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur,” shtoi ajo.
Kryeministri italian Mario Draghi shprehu tronditjen për vdekjen e tij, duke vlerësuar arritjet e Sassolit.
“Sassoli ishte një simbol i ekuilibrit, humanizmit dhe bujarisë. Këto cilësi janë njohur gjithmonë nga të gjithë kolegët e tij, nga çdo pozicion politik dhe çdo vend evropian,” tha zyra e Draghit në një deklaratë.
Ish-kryeministri Enrico Letta, i cili kryeson Partinë Demokratike të qendrës së majtë, e quajti Sassolin “një person me bujari të jashtëzakonshme, një evropian të pasionuar … një njeri me vizion dhe parime”.
Sassoli filloi karrierën e tij si gazetar, duke u bërë një emër i njohur kur iu bashkua transmetuesit shtetëror italian RAI.
Në vitin 2009, ai u bashkua me Partinë Demokratike dhe fitoi zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
#G.Haxhillari

