KreuAktualitetiNdërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Ndërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Ndërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të jugut të vendit, duke ndërhyrë në Llogara, Himarë dhe Qeparo.

Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, është shembur një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë. Objekti ishte skualifikuar më herët nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Ndërkohë, në zonën pranë plazhit të Filikurit, në Bashkinë Himarë, IKMT ka shembur një mur guri dhe betoni me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.

Një tjetër ndërhyrje është kryer në Qeparo, ku është prishur një objekt dy-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik, i ndërtuar pa leje ndërtimi. Sipas autoriteteve, objekti kishte një sipërfaqe totale prej 264 m².

IKMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe zbatimin e ligjshmërisë në territor, veçanërisht në zonat turistike të vendit.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit