Armand Duka rizgjidhet kreu i FSHF, merr mandatin e 6-të si president
Ndodhi ajo që pritej. Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e futbollit shqiptar ka rikonfirmuar në detyrën e presidentit të FSHF-së Armand Dukën, i cili ka dy dekada që e mban atë pozicion.
Një “votëbesim” plebishitar për Dukën nga familja e futbollit, e cila ka qenë në një përplasje të fortë me politikën muajt e fundit. Kujtojmë se tre ishin kandidatët për president të FSHF-së: Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.
Ky i fundit e kishte bojkotuar sot asamblenë, duke e kontestuar atë. Në total kanë marrë pjesë në asamble 43 përfaqësues klubesh ose shoqatash, që njëkohësisht janë kualifikuar si votues të vlefshëm.
2 fleta votimi janë shpallur të pavlefshme për gabime teknike, 4 vota kanë shkuar në favor të Sulejman Starovës, ndërsa 37 vota për Armand Dukën.
( Xhoda sport)
@NewsIn.Al

