KreuKulturë / ArtNdoshta është faji i Vjeshtës, që malli për ty më shtohet dyfish...

Ndoshta është faji i Vjeshtës, që malli për ty më shtohet dyfish…

MALL VJESHTE
Mallin për ty ma sjell fuqishëm Vjeshta
Është stina që më thellon vetminë
Më sjell lotët,trishtimin
Më ftoh buzëqeshjen
Ti je larg dhe unë forcë nuk kam ti shkurtoj kilometrat
Vetëm zëri yt më flet së brëndëshmi
***
Më prit e dashur,ja dhe pak
Ti e di dashuritë të lodhin
Por të bëjnë të jetosh
Mendoje veten si do ishte një njeri pa shpirt,pa dashuri?!
Pa ankthin e pritjes?
Për mua të jetosh është barazi me të dashuruarit.
A nuk vimë ne nga dashuria?

E pra,për të duhet të jetojmë
E madhja arsye për ti dhënë kuptim jetës
Ajo nuk.mund të jetë aty gjithmonë pranë nesh
Çdo çast,çdo kohë
Për të na treguar sa vlen për ne shpesh na vë në provë
Na qëndron dhe larg e na mat durimin

Ndoshta është faji i Vjeshtës
Që malli për ty më shtohet dyfish
Gjithçka rreth saj është kaq e bukur dhe e trishtë.
Si DASHURIA.

#Manushaqe Toromani

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit