KreuAktualiteti"Ndoshta jam unë vetë gabimi në këtë ndjenjë të marrë..."/ Lida Bashllari

“Ndoshta jam unë vetë gabimi në këtë ndjenjë të marrë…”/ Lida Bashllari

NDOSHTA

Ndoshta ti në jetën time ke ardh’ gabimisht,
Ndoshta jam unë vetë gabimi në këtë ndjenjë të marrë.
Di që s’di të dua tjetër veçse çmendurisht,
Për ty shuaj, kall krejt botën, veten çoj në djall.

Ndonjëherë them s’është normale, kjo çka ndjej për ty,
Ndoshta dashuria jote më ka tjetërsuar.
Kuptoj që nuk jam vetvetja ta pohoj në sy,
Që kur s’e kam ndjerë unë zemrën kaq të dashuruar.

Dashuri a çmenduri, nuk di si ta quaj,
Këtë ndjesi të ëmbël shpirti që çdo ditë torturon.
Në njëmijë e një arsye nuk di pse po vuaj,
Hajde ma jep ti përgjigjen, se kështu nuk shkon.

Lida Bashllari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit