Saturday, October 18, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNdryshime në Qeveri. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3...

Ndryshime në Qeveri. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra.

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, mori një sërë vendimesh mes të cilave edhe disa shkarkime dhe emërime në postin e zv/ministrave. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra.

Vilma Premti është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Silda Çepe që ishte në këtë post, është liruar nga detyra.

Elona Hoxha është emëruar zv/ministre e Drejtësisë. Klajd Karameta që mbante këtë detyrë, është shkarkuar.

Besjan Kadiu është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Së fundmi, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj, është liruar nga detyra.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments