Ndryshojnë shefat e komisariateve në shumë qytete të vendit. Ja emërimet!
Pas ndryshimeve të drejtorëve, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimin e shefave në disa prej komisariateve të vendit. Në Tiranë është ndryshuar shefi i komisariatit nr. 2 ndërsa ka pasur ndryshime edhe në komisariatet e Sarandës, Pogradecit, Bilishtit, Kavajës, Shkodrës dhe Krujës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nisur ndryshimet e shefave të Komisariateve pas lëvizjeve në rang drejtuesish.
Në vend të Sallakut, në Krujë është emëruar Elton Shahini.
Në Shkodër, ikën shefi i Komisariatit, Asllan Shyti dhe emërohet Idriz Daulle.
Në Devoll ikën Besim Palamani dhe emërohet Kreshnik Alimadhi.
Në Kavajë ikën shefi i Komisariatit, Emiliano Pashaj dhe ende nuk është emëruar drejtori i ri.
EMERIMET:
Loard Sallaku – Shef i Komsaratit nr. 2
Edmond Pjetri –Drejtoria e Policisë
Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë
Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Sarandë
Klodian Kondri – Shef i Komisariatit Pogradec
Idriz Daulle – Shef i Komisariatit Shkodër
Kreshnik Alimadhi – Shef i Komisariatit Devoll
@NewsIn.Al

