KreuAktualitetiNe dënojmë çdo kërcënim, presion, apo veprim dhune karshi gazetarëve dhe portalit...

Ne dënojmë çdo kërcënim, presion, apo veprim dhune karshi gazetarëve dhe portalit CNA.

Ne dënojmë çdo kërcënim, presion, apo veprim dhune karshi gazetarëve dhe portalit CNA. Asnjë vënd në botë nuk mund të zhvillohet nëse nuk ka një shtyp të lirë e të pavarur. Gazetaria mbi të gjitha  është investigim,  dhe  asgjë nuk mund ta ndalojë këtë. Koha e ka treguar që herët a vonë presionet dhe kërcënimet janë ato që marrin ndëshkim dhe dënim…media e lirë gjithmonë fiton!

Ja postimi i plotë i kolegëve tanë të CNA:

Beteja jonë nuk do ndalet/ CNA.al pre e sulmeve të porositura

CNA.al po sulmohet në mënyrë barbare nga një grup individësh të porositur apo të keqpërdorur për të goditur faqen tonë.

CNA.al ka qenë një nga mediat e vetme në vend që nuk ka heshtur kurrë, që nuk ka pranuar të shitet, por ka denoncuar aferën e inceneratorëve, trafikantët e drogës në media, korrupsionin e qeverisë, lidhjet e opozitës me krimin dhe koorrupsionin, banditizmin, klientelizmin.

Për asnjë çast nuk kemi pushuar dhe nuk do pushojmë. Një sulm i tillë thjesht dhe vetëm na bën të ndihemi se kemi punuar mirë. Ndoshta duhet të punojmë më mirë dhe më fort.

Ne do të punojmë më fort dhe të gjitha materialet të cilat sulmohen apo për të gjitha materialet mbi të cilat ushtrohet ky sulm, i dy ditëve të fundit që kanë lidhje kryesisht me publikimet që kanë ndodhur për Top Channel, inceneratorët dhe individë të ndryshëm, të gjitha do të publikohen dhe ripublikohen pa ndalim.

E pra, ata do sulmojnë faqen, ne do vazhdojmë tu publikojmë dhe tu nxjerrim të palarat.

Gjithësesi ata do harrxhojnë para dhe kohë të lodhen, ne i kemi materialet gati dhe do vazhdojmë tiripublikojmë. Për këtë do të ftojmë edhe kolegët tanë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ndodhen, për të publikuar materiale jo nga faqja, por direkt nga rrjetet sociale dhekudo tjetër, për të mos ndalur denoncimin dhe për të mos heshtur përballë të vërtetës që na bën më të fortë përballë çdo sulmi kriminal që vjen nga segmente të caktuara mediatike të cilat nuk pranojnë të vërtetën, por duan të mbajnë peng fjalën e lirë dhe të vërtetën në Shqipëri./CNA.al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit