Në përpunim aktiv 2A
Në fund të vitit 1990 përllogariteshin 1712 persona në përpunim aktiv 2A për llogari të sigurimit, në të gjithë Shqipërinë.
Me përpunim agjenturor kuptohej procesi i fshehtë i zbulimit, verifikimit, parandalimit, dokumentimit e goditjes në kohë të “veprimtarisë armiqësore e keqbërëse”. Personat që ishin objekt i këtij procesi quheshin “objekte të përpunimin agjenturor”. Qenia e një personi në përpunim nuk do të thoshte se atij i ishin vënë njerëz nga prapa që e ndiqnin kudo ku shkonte, siç edhe kuptohet sot gabimisht, por sjellja e raporteve mbi ato që ai pohonte dhe procedimi joligjor me afat të caktuar i veprimtarisë së tij.
1712 personat konsideroheshin më të rrezikshmit për regjimin komunist.
Numri i personave në përpunim aktiv 2A sipas rretheve, më 30.11.1990:
Berat: 30
Mat: 12
Durrës: 70
Elbasan: 84
Kolonjë: 23
Fier: 62
Gramsh: 16
Gjirokastër: 59
Korçë: 115
Krujë: 32
Kukës: 100
Lezhë: 28
Librazhd: 36
Lushnje: 100
Dibër: 82
Përmet: 13
Pogradec: 33
Pukë: 31
Mirditë: 8
Sarandë: 80
Skrapar: 0
Shkodër: 217
Tepelenë: 4
Tiranë: 208
Tropojë: 25
Vlorë: 64
Dega e 2-të (për ambasadat): 180
Kastriot Dervishi
@NewsIn.Al

