NJË GRUAJE
QË MË TRADHËTOI
Harroje zërin tim. Edhe fytyrën.
Ato miliona çaste kur të kam puthur!
Gjer në kufirin e marrëzisë
e pranoj torturën,
Harroji netët që binin erë kumbull!
Harroji pëllumbat e duarve mbi supe!
(o,po ata nuk uleshin aty rastësisht!)
Nuk do kesh më rast
t’i ushqesh me puthje,
Siç bëje dikur gabimisht!
Harroje kepin e Shpresës së Mirë,
Ata dhjetra shekuj që kaluam bashkë!
Harroje hënën që e linim roje,
Tek dera e qiellit,në Parajsë!
Se nuk do jesh më mes paraleleve,
Dhe meridianëve të mi,e lidhur!
Unë do jem i ikur larg,përtej qiejve,
Në ndonjë botë më pak të hidhur!
Skënder Rusi
@NewsIn.Al

