HomeKulturë / ArtNë kafe me një lypsare.../ Lori Xh

Në kafe me një lypsare…/ Lori Xh

Në kafe me një lypsare…..

Rri gjithmonë në shëtitoren afër ish bonbonerisë, erdhi të kërkonte si zakonisht, zgjati dorën tek hyrja e lokalit ngjitur me ushtarin e pa njohur, aty ku po pushoja me një miken time. Një vajzë me sy te gjelbër, pothuajse 10 vjet, e veshur mirë jo si e vobektë. Teta me jep ndonjë lek….eja ulu këtu me mua në tavolinë, ngurroi me një hije habie në fytyrë, nuk ishte mësuar me oferta të tilla, dinte mirë qëllimin e saj, ndoshta kuptonte se statusi nuk ja jepte të drejtën te ulej në kafe. Erdhi, në fillim tepër e ndrojtur…e ula ngjitur me karrigen time, në çast vjen një nga punonjësit e bashkisë, dil nga lokali…është e ftuara ime, nuk erdhi të ulej vetë…ka problem?? Mblodhi supet duke prekur me qëllim kartvizitën për të treguar se ishte kujdestar i pedonales, u largua duke mbledhur surratin drejtuar nga ne, ndërsa trupin e drejtoi andej nga do të shkonte. E pyeta vajzën… Çfare do të marrësh? Po nuk di çfarë…Po të sjell një pije freskuese, shijen zgjidhe vetë…e mirë me luleshtrydhe e dua…kamarieri nje djalë I thatishëm, zeshkan, e fshehu mirë habinë kur e pa vajzën në tavolinë…kur po afrohej, vajza tha…ky do me nxjerrë jashtë, kështu bën çdo ditë… jo sot sepse po rri si të gjitha ne zonjushat e tjera….qeshi… biseduam gjatë, midis të vërtetash më tha plot gënjeshtra për të justifikuar punën që bënte, por çdo fëmije dihet sa i zgjat gënjeshtra, pranoi që e detyronte e ëma e cila sillej rrotull e tensionuar nga meraku se çfarë po tregonte vajza e saj….ja ku është mami im… prej kohësh ajo rrinte aty por e bija e pa vonë…nuk dukeshin egjiptjanë … e ëma dukej që sapo u kishte hequr flokëve një bojë te kuqe….folëm për shumë të pa thëna dje me sygjelbrën….në një kohë tjetër do të shkruaj më tepër lidhur me të pa thënat…

Lori Xh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments