Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtNë Korçë ardhjen e pranverës e lidhnim dhe me ardhjen e lejlekëve,...

Në Korçë ardhjen e pranverës e lidhnim dhe me ardhjen e lejlekëve, të cilët kishin “shtëpitë” e tyre, Mitropolinë dhe Polenkën!

Në Korçë ardhjen e pranverës e lidhnim dhe me ardhjen e lejlekëve, të cilët kishin “shtëpitë” e tyre, Mitropolinë dhe Polenkën!

21 marsi ka qënë gjithmonë një nga ditët më të bukura, e quanim dita e pranverës. Hiqnim “verorkat” dhe i hidhnim në çati, ose një pemë duke thënë një dëshirë.

Kur ishim fëmijë dhe deri shumë vite më vonë pranverën e lidhnim dhe me ardhjen e lejlekëve, të cilët kishin “shtëpitë” e tyre në Korçë, Mitropolinë dhe Polenkën!
Ata ishin treguesit e pranverës dhe si”të thuash” ne “i njihnim” ata.
Fati e deshte që shkollën fillore dhe 8 vjeçare ta bëja në “7 Nëntori, Mitropolia dhe natyrshëm që pranvera nuk mund të kuptohej pa lejlekët.

Të mëdhenj e të vegjël kënaqeshim kur vinin lejlekët dhe ” pushtonin” kubenë e kishës. Ne “fluturonim” e bëheshim me krahë, ndërkohë që lejlekët “uleshin” krah nesh e zbukuronin pranverën e pranverës që aq shumë e prisnim, dëshironim e shijonim…
Por një ditë pranverën e “vranë”…Vranë lejlekët, vranë këmbanat, vranë besimin…Foletë e lejlekëve u mbushën me dinamit…fluturimi i tyre u pre, u vra nga shpërthimi që dirigjuan ata që urrenin të bukurën, lirinë, ëndrrën…!
Na mbeti vetëm Polenka…edhe sot e kësaj dite ne sytë andej i mbajmë…nuk mund ta besojmë që pranvera mund të vijë pa fluturimin e tyre mbi Korçë…
Polenka, aty është…Mitropolia po rindërtohet…dhe kur besimi me të bukurën marrin jetë, lirinë, rininë, pranverën askush nuk i ndalon dot!

Ilir Jano, Korçë 21 mars 2024

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments