Kapen 102 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet polici Grek bashkë me dy shqiptarë.
Shqiptari që u kap me drogë së bashku me policin grek, rrëfen se është bashkëpunëtor i policisë.(Arben Myrto)
Para pa ditësh, në qytetin e Igumenicës në Greqi, është sekuestruar 102 kg marijuanë. Rreth orës 02:25, me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet të sektorit anti-drogë të Igumenicës. Shoferi në makinë nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 makina të parkuara.
Drejtuesi i makinës është identifikuar si Konstantinos Nakos, 41-vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igomenicës .
Gjithashtu bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako të peshës 102 kg e 670 gram marijuanë.
Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë, në patrullim, të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50-vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje, pranë kufirit greko-shqiptar…!
@NewsIn.Al

