NË PËRKUJTIM TË OMAR KHAJAMIT
Kafe e pasdites për të kujtuar datëlindjen e Omar Khajamit (18 maj 1048) poetit, filozofit e matematikanit të madh të Persisë.
Kanë kaluar 973 vite qysh atëhere megjithatë Khajami mbetet i gjallë në kujtesën e njerezimit me rubairat e tij të famshme, me kalendarin e saktë diellor që përpiloi dhe me shumë teori matematike që përdoren edhe sot.
Për ta përkujtuar mjeshtrin e papërsëritshëm le të sjellim dy rubaira, atë me numër 18 përkthyer nga Fan Stilian Noli dhe rubainë me numër 117 përkthyer nga Hafiz Ali Korça:

18.
Me Ver’ e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s’u çmalle,
Jeta s’vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.
117
Para se të shuhet emri nga kjo jetë
pi se sa hyn brenda brengën t’a lan vetë
para se gjymtyrët një nga një do ç’thuren
gërshetat e putit çthuri ç’ri i shkretë?

