Home Aktualiteti Ne qender te tryezes kryeministrore sot shpalohet nje harte e Europes e shekullit te XVI

Ne qender te tryezes kryeministrore sot shpalohet nje harte e Europes e shekullit te XVI

0
Ne qender te tryezes kryeministrore sot shpalohet nje harte e Europes e shekullit te XVI

Ne qender te tryezes kryeministrore sot shpalohet nje harte e Europes e shekullit te XVI e cila eshte veper e humanistit Heinrich Bünting dhe eshte gervishtur ne vitin 1582. Harta mban titullin Europa Regine dhe simbas tradites klasike eshte e paraqitur si grua e kurorezuar mbretereshe. Ne fakt mitologjia na e percjell Europen si nje vajze te re, nje priceshe, bije e mbretit mitik Agenor, e cila u rrembye nga Zeusi i shperfytyruar ne dem dhe qe humbi gjurmet e saja diku ne Iliri.
Harta e Buntingut, e cila mbeshtetet mbi nje paraqitje me te hershme te saj nga hartografi Johannes Putsch e vitit 1537, paraqet mes atyre pak vendeve europiane, edhe Arbëninë (Albania) e cila gjate asaj epoke kishte emer te madh ne Europe. Kjo harte ndodhet ne hollin e Parlamentit Europian dhe eshte shprehje simbolike e bashkimit te kontinentit tone qysh me fillimin e epokes moderne (e cila fillon me Rilindjen Europiane).

@NewsIn.Al