Ne të “mënçurit” e botës, pellazgët plot mend…ne jemi ata që i besuam Sudes! Mos e harroni këtë!
Në foto Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja. Në vitin 1993 themeloi nje firme piramidale e cila grumbulloi më shumë se 12 mijë kreditore dhe ushtroi aktivitet në legalitet pasi ajo nuk hapi asnjë llogari bankare ashtu siç vepruan shumica e kompanive të tjera piramidale.
Historia e Sudes është po aq absurde sa edhe vetë funksioni i këtyre firmave në vitet e para të tranzicionit, të cilat duke shfrytëzuar mungesën e njohurive të financiare te shqiptareve ngritën skema të tipit Ponzi (operatori zakonisht tërheq investitorë të rinj, duke ofruar përfitime shumë më të mëdha se investimet).
Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke krijuar një efekt domino në të gjithë sistemin e 24 firmave piramidale që u krijuan në atë kohë. Falimenti i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.
Sudes dhe të tjerëve, shqiptarët i besuan 1.2 miliard dollarë!
Me 16 nëntor 1996, Sudja zgjati kokën nga një dritare pallati, para të cilit prisnin mijëra njerëz, dhe me megafon në dorë tha:
“nuk kam më lekë”.
No coment
@NewsIn.Al

