Në Tiranë shumica janë me Italinë…në Korçë akoma janë “Holandezët” nostalgjikë për idhujt e tyre.
Në afro 50 vetë që pyeta sot në Korçë se për kë do bëjnë tifo, mbi 60% janë me Holandezët. Nostalgjia e viteve të arta, yjet botërorë të Holandës e përligjin këtë tifozllëk.
Si një adhurues i futbollit holandes, akoma kujtoj vitet e para të dashurisë per futbollin në vitet 70, kur Fejnordi një herë dhe Ajaksi 3 herë fitonin kupën e kampioneve të Europës. Rivaliteti Fejnord- Ajax dhe miqësia, konkurenca e dy idhujve të dyja ekipeve, Vili Vanhanegem dhe Johan Crujf ka qënë në faqet e para të shtypit sportiv.
E paharruar mbetet përgjigja e Vanhanegem kur e pyetën se kush ishte futbollisti më i mirë në botë:
“Më i mirë Crujf, por më i mirë se unë, jo!!!”
Ilir Jano
@NewsIn.Al

