8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku dhe u vendos që data 8 prill të jetë, “Dita Ndërkombëtare e Romëve”. U vendos edhe për flamurin dhe himnin rom “Gelem Gelem” që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romët një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore. Popullsia rome ka mbërritur nga India në Ballkan duke u përhapur më tej nëpër Europë rreth 6 shekuj më parë.

Kjo ditë vjen si apel për më shumë të drejta dhe më shumë vëmendje nga shoqëria dhe shteti.
6-8 Prill 2022 u organizua seminari “Roma Youth Together” pranë Qendrës Rinore Europiane në Strasbourg, ku morën pjesë 30 të rinj romë dhe jo-romë pikërisht për “Ditën Ndërkombëtare të Romëve”

Këtij kremtimi ju bashkua dhe Zv.Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Z.Bjørn Berge.

Në postimin në faqen zyrtare të Këshillit të Europës thuhet :

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve !
Anëtarët e stafit të Këshillit të Evropës dhe të ftuarit u mblodhën sot në Strasburg për të hedhur lule të kuqe për kujtim dhe për të festuar kulturën dhe unitetin rom.
Romët kudo janë të ftuar të bëjnë të njëjtën gjë në lumin, detin apo oqeanin më të afërt, në mënyrë që romët në mbarë botën të bashkohen përmes rrjedhës së ujërave.

Përfaqësues nga Shqipëria ishte Z.Gurali Haxhillari, Drejtuesi i organizatës rinore “Balkan Youth Activism” , i cili pati mundësinë të takonte nga afër persona të cilët kanë peshë mbi çështjet rinore në vëndet anëtare të Këshillit të Europës, ku mbi të gjitha kërkoi bashkëpunim dhe mbështetje për të aktivizuar të rinjtë e Korçës në çështjet rinore.

Ky aktivitet organizoheshe nga ERGO Network, Phiren Amenca dhe ERIAC nën mbështetjen e Këshillit të Europës.


