KreuKulturë / ArtNEPER SEKRETET E SINQERITETIT KRIJUES TE ROMANIT TE PARE TE ADRIAN CERGES/...

NEPER SEKRETET E SINQERITETIT KRIJUES TE ROMANIT TE PARE TE ADRIAN CERGES/ Natasha Lako

NEPER SEKRETET E SINQERITETIT KRIJUES TE ROMANIT TE PARE TE ADRIAN CERGES

Natasha Lako

Kur Ardian Cerga me dha me nje autograf romanin e tij ,”Kohe dashurish te harruara’te lokali i njohur’Shend e vere’,nuk e dija se atje ishin shkruar faqe te tera te ketyre trillimeve te verteta si i quan ai vete.Dhe kjo verteton ate stil te clirte jete, qe fillon te ravijezohet qe ne kalimin si personazh nga nje lokal ne tjetrin edhe ne faqet e romanit te tij te pare.
Eshte njesoj si te evokosh deri sot, edhe.emrin e romanit,’’Tre shoket’’te Remarkut,i cili duket se shfaqet si fare spontanisht neper faqet e librit, por qe tregon kaq sinqerisht, ate prirje drejt nje fryme te gjere shoqerore qe ndertohet neper faqet e librit, ku dashuria behet gjithenje e me komplekse.Dhe jashte realitetit te pergjithshem dallohet takimi si nje rrjedhe fati, e nje Nani te ri dhe e nje burri qe do te vdese, nje marredhenie ku nderthurret ai fill romanesk, nga ato te nje finese trishtuese, si nje nenshtrese e dyte rrefimi.
Dhe romani ‘Kohe dashurish te harruara’ verteton se suksesi i cdo vepre letrare,varet nga sinqeriteti i thelle i asaj qe nje autor merr persiper te thote.
Kete te vertete krijuese e mesojme pothuajse teorikisht,shpesh prej autoresh qe ndodhen larg,si ne kohe si ne vendosje gjeografike,madje edhe kultura te dallueshme nga njera tjetra. Por nga prane Adrian Cerga e ve ne prove, me Beratin e tij dhe Beratin qe e njohim te gjithe, madje me nje periudhe,qe vazhdon te artikullohet vazhdimisht dhe gjithenje e me teper, periudhe ku njeriu e kishte te pamundur te tregonte te gjithe aftesite e tij,si i ndodh edhe aktorit te talentuar,te cilin e ‘rasin’ne pozicionin e nje Pallati Kulture,ku prape se prape ai gjen shpirt.,madje edhe lirine e tij plot nderlikime.
Ne kete roman te gjithe personazhet jane te dorezueshem ne dashuri,ne kuptimin me te gjere te saj,aq me teper ne boten e nje te riu te talentuar,ku sinqeriteti nuk mund te kete lidhje me mllefin qe ne disa romane krijon nje mekanike krejt te jashme, sa here qe reflektohet per periudhen kur s’kishe c’t’i beje gomarit’dhe i bije samarit.
Romani ‘’Kohe dashurish te humbura’’jashte cdo klisheje te gatshme gjykimi , hyn ne kujtime te drejtperdrejta, te nje djali qe sa ka filluar karieren artistike ,ne nje realitet te cilin nuk ka si ta shuaje frazeologjia e jashtme e jashte fateve.dhe kete e ndihmon edhe konkretesia qe rrjedh nga eksperienca filmike dhe skenike.Dhe vete qyteti i Beratit behet me fat, qe Adrian Cerga,i dhuron nje roman me kaq vertetesi njerezore dhe jete te pasur diskrete.Une qe njoh edhe Cimin si personazh real dhe emerimin e tij prej Beratit ne Kinostudio, e kuptoj menjehere,se sa prane eshte edhe qartesia me sinqeritetin,por dhe sa thellesisht krijohet nderthurrja romaneske ne saje te ketyre vetijave te etikes se krijimit.
Ka qene e pamundur t’i shkulesh nje qyteti si Beratit,ato lokalet e vogla si kujtese mejhanesh te vjetra, ku hyn edhe nje i ri kryeqytetas,te cilin ‘jeta e madhe’e ka zhvendosur ne nje qytet ku edhe njerezit,ruajne shijen e sqimes me te cilen jane ndertuar.deri me nje dyzim te bukur te jetes qe sfidon me nje thjarm te vecante qe vazhdon te egzistoje, se bashku me muziken e Armstrongut te famshem.’’Kthetrat’’nuk arrijne as te apartamenti i vogel i Danieles,ose Danielit,ku jeta sigurohet dhe reziston me nje makine qepese.Dhe ngjarjet vijne si kujtime te fresketa,kur edhe situata prej te deklasuarish reale dhe jo te stisur krijon nje sfond.
Romani fillon qete,pothuajse poetikisht,deri sa,ne nje qytet ku nuk perdoren bicikletat ,shfaqet edhe ajo e para,per te filluar edhe historia e dashurise se protoganistit Nani me vajzen e re.
aktoren me te re te trupes.
Me kujton skena e takimit te babait te saj,me vete autorin personazh, sjelljen e gjithe familjeve shqiptare,te cilat ndonjehere me plot trusni,kerkonin te mbyllnin,fatet e dashurive me martesa te imponuara.
Dhe keshtu me kujtohet edhe nje novele e harruar e Fatos Arapit,’Patat e egra’me ngjarje po ne Berat, ku plot trishtim tregohet ajo ndrydhje tradicionale,qe ka ngurtesuar edhe fatet e familjeve shqiptare,ku dashuria derdhej me doza te pakta,per te merituar edhe nje mirenjohje te ndrydhur.
Adrian Cerga kujton rinine e tij, ne ate rrjedhe te sinqeritetit te brendshem,qe kerkon te permbushe lirine e tij,dhe qe sfidon gjithecka qe nuk ka lidhje me fatin e tij te moshes.
Dhe neqoftese ky roman ka nje sekret te madh,brenda trillimit plot te verteta, si emrat e shume personazheve reale ai shfaq edhe emrat e dy shkrimtareve autoreve te tij te dashur, Remarkut dhe Conrad, pa frymen e te cileve ky roman nuk do te kishte marre gjithe shtjellimin.Romani ‘Tre shoket’i Remarkut,nje nga me te dashurit e lexuesit qe perpin gjithecka humane, shfaqet here pas here neper faqet e romanit, si nje bashkeshoqerues i atmosferes se miqesive te autorit, te rrethuar nga arti i kulinarise,atmosfere qe percjellin detaje te tjera jete,me doza te theksuara realiste.Deri sa shfaqet edhe rakia e mire e nje babai edhe ai Wiski i rralle i siguruar per te sjelle rrokopujen.Rrethi shoqeror here pas here hapet drejt ngjarjeve dhe ndodhive te rrezikshme per politiken e dites,por gjithenje me finese te madhe,duke iu neneshtruar fillit dramatik te narracionit,qe kulmon me ditet e vdekjes se diktatorit,qe pengon nje takim te ri dhe shume te pritshem dashurije.Dhe midis ketyre faqeve perpelitese, kur shfaqet nje dashuri e re,diku si padashje dhe fare shperfillshem,shfaqet titulli i nje libri te Conrad,i cili pothujse ka kaluar pa u vene re perpara lexuesit shqiptar te asaj kohe,po jo per Adrian Cergen.Dhe alteregoja e tij ,shfaqet me nje vertetesi te thelle qe i kapercen edhe caqet e sinqeritetit,duke treguar ato rreshqitje te thellesive te botes njerezore.dhe etjes per njeri te seksit tjeter.Dhe befas nga nje roman qe fillon thjesht si nje histori dashurije,lexuesi gjendet para nje ngjarje te rende mekati pertej nje akti erotik qe kthehet deri ne nje perdhunim.Dhe kjo eshte nje kthese dramatike qe i jep romanit dhe personazhit te tij nje peshe te nje pervoje tjeter njerezore, ku perkatesite gjinore shfaqen te turbulluara dhe te tronditura.
Dhe ndodh qe nje akt adhurimi,qe ka lindur fshehte, qe prej mikut te tij me te afert,trondit thelle nje marredhenie moskuptimi .
Nepermjet nje rrjedhe,te natyrshme kompozicionale,qe buron gati prej nenvetedijes,duket sikur ndodh fare pakujdeshem paraqitja jo thjesht e qellimshme e Danieles,Daniel,qe ne faqet e para te romanit, per te krijuar nje nderthurrje dramatike, qe pregatitet gati si pavetedijshem por qe tregon se fajeve dhe moskuptimeve edhe me te thella se ndarjet,nuk mund t’u shpetosh lehte. Dashuria ndoshta u vonu.,Asgje nuk permbyset,ndersa brenda dashurive jeton edhe tragjizmi qe ndron nje shkalle te jetes,per te cilin aq thelle ka shkruar edhe Conrad.
Adrian Cerga na thote se nuk di te genjeje, as ne pershkrimin e lumit dhe lagjeve beratase,as ne ate qe i ndodh njeriut.Dhe te mos genjesh,nuk eshte aq gje e lehte.
Dhe kjo pafajesi edhe ne rrugen e zgjedhur per te treguar ,deri sa fitohet nje tonalitet i ri, shoqerohet ne roman me marredhenie te kthjellta njerezore te drejtrperdrejta ,ku perfshihet edhe nje grup aktoresh qe ndertojne nje trupe teatrale,por edhe sfera e dashurise.
Ky eshte suksesi i autorit me nje roman dhe nje personazh qe nuk mund te genjeje as veten.Dhe kjo nuk eshte pak ne prozen e re shqiptare. ku sapo ka trokitur nje proze kaq e sinqerte edhe ne gjinine e vet. Mbi te gjitha i ngjashem me rrjedhat e Osumit, sa per te thene sa paralelisht shfaqen ca skena te rrjedhes njerezore.,ne penen e Adrian Cerges, Urime Adrian , realist me zemer,i nje prej sinqeriteteve ,qe kaq bukur lidhet me dicka aq bizare,sa profesionalizmi i fshehte narrativ. Ndoshta kjo mund te quhet edhe elegance krijimtarije.,e ngjashme me rafinimet e veres.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit