Nga data 1 prill të këtij viti do të nisë procesi i ri i shpërndarjes së pensioneve.
Banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e tyre, ndërkohë që deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare, e cila do të jetë llogari pa kosto.
Do të jetë një llogari veçantë, me kosto zero, pra nuk ka kosto bankare. Do të duhet pak kohë për përgatitjen e bankës, por mendoj se do duhet dy javë, nuk besoj se do të jetë ndonjë kohë më e gjatë. Edhe bankat kanë thënë jemi gati për të ofruar këtë shërbim. Nuk është se është në dorën e bankave në fakt që të kenë një fushatë informative që të çojnë mesazhin drejtëpërdrejt tek pensionistët.
Edhe këtë vit, ashtu si në 2023 do të ketë dy bonuse, një në shtator dhe një tjetër në dhjetor. “Besoj se po, sepse është në politikën e qeverisë. Vitin e kaluar ka pasur dy bonuse në fakt, gjykoj se të paktën një për këtë vit do të ketë. Nuk e di nëse do të jetë bonusi i fundvitit duke qenë se nuk është viti zgjedhor, por në rast se në mes të vitit që është koha kur shikohet që bëhet një bilanc i parë i të ardhurave nga buxheti i shtetit dhe nëse shikohet që të ardhurat janë ato të pritshmet mundet edhe që në shtator të kemi një bonus dhe pastaj ai që quhet bonusi i fundvitit”, përfundoi eksperti Fatos Çoçoli, në një intervistë r gazetën Sot.
@NewsIn.Al
