Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtSaimir Kodra i përgjigjet Eglës, pasi aktorja e akuzoi për ngacmim seksual...

Saimir Kodra i përgjigjet Eglës, pasi aktorja e akuzoi për ngacmim seksual…

Saimir Kodra i përgjigjet Eglës, pasi aktorja e akuzoi për ngacmim seksual…

“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë.

Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”, tha Saimiri ndër të tjera.

Ja akuzat e Eglës, gjatë debatit me Julian në Shtëpinë e Big Brother Vip:

Egla: Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. 

Julia: Mund të dalin me emër por kjo ngelet në dëshirën tënde në këtë pikë. Për fenomenin. kemi një detyrim moral, qytetar që të flasim. Pastaj për emra të përveçëm secili ka përgjegjësinë të bëjë atë që do

Egla: Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.

Bleona Bazelli_Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments