Monday, July 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNga jugu i Shqipërisë në Hollywood: Iso-polifonia shqiptare në “Odisea”

Nga jugu i Shqipërisë në Hollywood: Iso-polifonia shqiptare në “Odisea”

Nga jugu i Shqipërisë në Hollywood: Iso-polifonia shqiptare në “Odisea”

Filmi më i ri i Christopher Nolanit, “Odisea”, me kolonë zanore të kompozuar nga Ludwig Göransson, fitues i çmimit “Oscar”.

Një nga elementet më të veçanta të muzikës së filmit është prania e tingujve të iso-polifonisë tradicionale shqiptare, të regjistruar drejtpërdrejt në jug të Shqipërisë. Göransson ka përfshirë gjithashtu tinguj të instrumenteve tradicionale të përdorura prej shekujsh nga barinjtë shqiptarë.

Në materialet prapa skenave dokumentohet udhëtimi i kompozitorit në Shqipëri dhe procesi i kërkimit të një muzike me thellësi historike, forcë emocionale dhe tingull primordial.

Pas shumë kërkimeve dhe provave, iso-polifonia shqiptare u përzgjodh si një nga tingujt më të përshtatshëm për të shoqëruar udhëtimin epik të Odiseut.

Nga jugu i Shqipërisë, muzika jonë shekullore tashmë dëgjohet në një nga produksionet më të mëdha të kinematografisë botërore. 🇦🇱

Screenshot

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments