Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNGA PROTESTA NË “INSTITUCIONE”: NJË DEVIJIM JASHTË RENDIT KUSHTETUES NGA AVOKAT...

NGA PROTESTA NË “INSTITUCIONE”: NJË DEVIJIM JASHTË RENDIT KUSHTETUES NGA AVOKAT EDMOND PETRAJ

NGA PROTESTA NË “INSTITUCIONE”: NJË DEVIJIM JASHTË RENDIT KUSHTETUES

NGA AVOKAT EDMOND PETRAJ

Sapo mësova nga një komunikatë, por nuk mund të them me siguri sa e verifikuar apo zyrtare është përmbajtja e saj, megjithatë ajo ngre disa çështje me interes juridik që meritojnë analizë.

Nga pikëpamja juridike, ajo që përshkruhet në këtë komunikatë nuk krijon asnjë efekt normativ, institucional apo kushtetues në rendin juridik të Republikës së Shqipërisë.

Dmth.. Nga pikëpamja e së drejtës kushtetuese, çdo përpjekje për të krijuar struktura që pretendojnë funksione shtetërore jashtë rendit juridik të parashikuar nga Kushtetuta përbën një problem serioz konceptual dhe institucional.

Sistemi kushtetues shqiptar është i ndërtuar mbi parimin e sovranitetit popullor të ushtruar përmes përfaqësimit dhe institucioneve të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë. Kjo do të thotë se çdo organ që pretendon ushtrimin e funksioneve publike — legjislative, ekzekutive apo kontrolluese — duhet të ketë bazë kushtetuese ose ligjore të shprehur.

Shteti i së drejtës bazohet në parimin e qartë se pushteti publik buron vetëm nga Kushtetuta dhe ushtrohet vetëm përmes organeve të saj të përcaktuara shprehimisht. Në këtë kuptim, çdo “strukturë paralele” që shpallet me komunikatë politike apo me iniciativë jashtë procedurave ligjore nuk krijon asnjë efekt juridik dhe nuk gëzon asnjë formë legjitimiteti institucional.

Sovraniteti popullor nuk është një koncept deklarativ që aktivizohet përmes mbledhjeve apo komunikatave, por një parim që materializohet vetëm përmes mekanizmave kushtetues të përfaqësimit dhe kontrollit demokratik. Çdo devijim nga ky kornizim përbën shkëputje nga parimi i unitetit të rendit juridik, i cili garanton që vetëm shteti, përmes organeve të tij kushtetuese, ushtron autoritet publik.

Në këtë kontekst, organizime që synojnë të marrin rol “ekzekutiv”, “përfaqësues” apo “kontrollues” mbi shtetin jashtë sistemit kushtetues nuk mund të konsiderohen institucione, por mbeten deklarata politike pa fuqi detyruese dhe pa ekzistencë juridike.

Në këtë kuadër, “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, “Këshilli Ekzekutiv” apo “Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar” nuk përbëjnë institucione në kuptimin juridik, por mbeten entitete deklarative pa juridiksion publik. Ato nuk kanë as legjitimitet kushtetues, as kompetencë të deleguar, as mekanizëm juridik detyrues ndaj shtetit apo qytetarëve.

Çdo pretendim për “kontroll të popullit mbi qeverinë dhe shtetin” jashtë mekanizmave kushtetues përfaqëson një devijim konceptual nga parimi i shtetit të së drejtës, ku kontrolli demokratik ushtrohet vetëm përmes..

zgjedhjeve të lira,

Kuvendit të Republikës,

gjykatave,

dhe mekanizmave të parashikuar nga ligji.

Në terma të së drejtës publike, krijimi i strukturave paralele me pretendim funksionesh shtetërore bie ndesh me parimin e unitetit të rendit juridik, sipas të cilit vetëm shteti, përmes organeve të tij kushtetuese, ka monopol mbi ushtrimin e pushtetit publik.

Rrjedhimisht, çdo tentativë për të zëvendësuar mekanizmat kushtetues me struktura të vetëshpallura përbën një devijim nga rendi kushtetues dhe një keqinterpretim të rëndë të konceptit të sovranitetit në shtetin modern demokratik.

Prandaj, nga një analizë strikte juridike, këto “institucione” nuk janë gjë tjetër veçse shprehje politike pa fuqi juridike, pa efekt detyrues dhe pa ekzistencë në rendin kushtetues. Çdo interpretim ndryshe do të përbënte keqkuptim të rëndë të konceptit të sovranitetit dhe të vetë shtetit të së drejtës.

Dhe ketu vlen edhe një vërejtje se në demokraci, sa më shumë të “shpallësh institucione” pa njohur ligjin, aq më shpejt rrezikon të zbulosh se Kushtetuta nuk është broshurë shpjeguese, por tekst detyrues.

Sepse ndryshe nga komunikatat, ligji nuk i merr gjërat me humor — dhe padituria juridike, në raste të caktuara0, nuk mbetet thjesht opinion politik, por mund të hyjë në zonën e përgjegjësisë së parashikuar nga vetë ligji.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments