Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKrimet e komunizmit/50 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës/Kastriot Dervishi

Krimet e komunizmit/50 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës/Kastriot Dervishi

Krimet e komunizmit/50 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës

Një vend që nuk vlerëson njerëzit e ditur, apo më keq akoma, i vret ose burgos, mbetet gjithnjë një vend i mjerë. Inxhinier Koço Plaku, me zbulimet e veta i dha vendit miliona dollarë fitime.
Pas sulmeve në plenume e aktive partie, dy procesesh hetimore-gjyqësore, tre persona ekzekutuan në Tiranë, ora 24.00 të datës 28.6.1976:
-Koço Josif Plaku, i vitlindjes 1929, nga Hoçishti i Korçës.
-Milto Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga Dhërmiu i Vlorës.
-Andrea Kristaq Manço, i vitlindjes 1923, nga Bobshtica e Korçës.

Dy të parët dënuar me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 72, 73/1, 64/12 të Kodit Penal. I treti në bazë të vendimit nr.11, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Nga tre të dënuarit foli vetëm Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun dhe e priti vdekjen duke kënduar.

Në foto, Koço Plaku në gjyq.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments