Takim me banorët në Biranj.
Peleshi: “Fshati me ne, më shumë mundësi financimi”.
Punët e bëra gjatë dy mandateve të para i kanë dhënë një tjetër imazh fshatit dhe ekonomisë së fermës, për këtë arsye drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi ka kërkuar një mandat të tretë qeverisës. Nga Biranji, në një takim me banorët Peleshi, listoi me radhë arsyet se përse duhet besuar tek Partia Socialiste në pushtet për katër vitet e ardhshme.
Njëkohësisht, ministri i Mbrojtjes përmendi edhe menaxhimin që kjo qeveri ka arritur ti bëjë periudhës së pandemisë, duke u bërë vendi i parë në rajon që siguroi vaksinën dhe vaksinimin masiv që sipas tij do të shtrihet në çdo qendër të banuar.
“Duke qënë se fshati tani është pjesë e bashkive të mëdha falë ndarjes administrative territoriale ka më shumë mundësi për financim për punë. Jemi duke ecur shumë shpejt me rindërtimin, pandemia nuk ka shkaktuar kolaps, nuk ka rënë sistemi shëndetësor. Shqipëria është një nga vendet e para në rajon që ka siguruar vaksinimin. Tani fillojmë vaksinimin masiv, një vaksinim intensiv në çdo qendër të banuar. Ne kërkojmë një mandat të tretë se besojmë që jemi ndryshe. Jemi të bindur që jemi shumë ndryshe. Jemi ndryshe në të gjitha aspektet, nga mënyra si qeverisim por edhe nga vlerat që kemi. Heqja e TVSH për imputet bujqësore ishte një masë e mirë sepse duke ulur çmimet e imputeve ul koston e prodhimeve dhe rritim të ardhurat e fermerit.
Heqja e taksës për naftën është e njëjta logjikë. Kanë filluar aplikimet për skemat e blegtorisë. Punët e tjera në fshat ju i dini më mirë, si rrugët në parcela ashtu edhe kanalet vaditëse dhe kulluese. Kemi punuar gjithë këto vite me përkushtim dhe prandaj kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur të ecim para.”- përfundoi Peleshi.

