Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNiko Peleshi: “ KONSENSUSI NUK ESHTË DOBËSI 🇦🇱🤝🇪🇺”

Niko Peleshi: “ KONSENSUSI NUK ESHTË DOBËSI 🇦🇱🤝🇪🇺”

KONSENSUSI NUK ESHTË DOBËSI 🇦🇱🤝🇪🇺

Konsensusi ndërmjet forcave të mazhorancës dhe opozitës mbi Rezolutën për anëtarësimin në BE ishte një ngjarje pozitive dhe shumë e rëndësishme për momentin ku ndodhet vendi ynë.

Shqipëria ka një karakteristikë unike ndër vendet aspirante, madje edhe ndër vendet anëtare të BE-së: të gjitha partitë politike, në mazhorancë apo opozitë, parlamentare apo joparlamentare, të mëdha apo të vogla, kanë në program si prioritet absolut anëtarësimin në BE. Pra, në Shqipëri nuk ka forca politike (apo shoqërore) euroskeptike.

Miratimi konsensual i rezolutës ishte rasti për ta mbështetur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, njëzëri, aspiratën tonë të përbashkët për anëtarësim.

Nga ana tjetër, ky konsensus duhet të mbështetet edhe nga opinioni mediatik, i cili, duam apo nuk duam, modelon opinionin e gjerë publik.

Në diskursin publik ekziston një frymë kritike ndaj polarizimit politik, me të drejtë, por është e padrejtë të analizohet “kush humbi” kur arrihet (fatkeqësisht jo aq shpesh) një konsensus.

Konsensusi për çështjet e mëdha kombëtare, që shkojnë përtej përfitimeve afatshkurtra politike, nuk dobëson askënd; përkundrazi, forcon si mazhorancën, ashtu edhe opozitën.

Mbi të gjitha, forcon Shqipërinë tonë 🇦🇱🇪🇺🙏

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments