KreuAktualitetiNiko Peleshi-Rritim me 30% pagat për të gjithë efektivët e Forcave të...

Niko Peleshi-Rritim me 30% pagat për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura!

Rritim me 30% pagat për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura!
Shpenzimet për modernizim do të riten me 65%.
Prezantuam sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare buxhetin e Mbrojtjes për vitin 2022, i cili rritet me 32% krahasuar me 2021 duke arritur në 1.75% të PBB çka përmbush detyrimet ndaj NATO-s, për të arritur në 2% në 2024.
Ky buxhet mbështet projekte shumë ambicioze për FA, që nga investimi në Bazën Ajrore të Kuçovës, te Kampus i ri i Akademisë, e deri te ngritja e Kolegjit Rajonal të Mbrojtjes, pa harruar parandalimin e hershëm të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit