Çdo parti ka Nafijen e saj
Pas vendimit sulltanor të Lulzim Bashës për shpalljen e zgjedhjeve edhe për strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas,lexova me vëmendje reagimin e deputetes Oriola Pampuri.
Në shkrimin që mban emrin e saj dhe jo detyrimisht mund të jetë shkruar prej saj,artikuloheshin disa të pavërteta për funksionim e Lidhjes Demokratike të Gruas në qendër dhe bazë.
Tju thuash të vërtetën mijra grave dhe vajzave të LDG,është detyrim, zonja Pampuri,shumë herë më i madh se detyrimi personal për shërbesa dhe shpërblesa ndaj Lulzim Bashës.
E panjohura Pampuri,që ju bashkua PD në vitin 2017,u rrek tju tregojë demokratëve dhe demokrateve si nuk paska funksionuar LDG prej 12 vitesh.
Nga e morët këtë informacion,zonja Pampuri? Kë pyetët kur deklaroni,që strukturat e LDG janë inekzistente? A skuqeni kur gënjeni faqe botës,që LDG nuk ka bërë zgjedhje,kur e kundërta është e pamohueshme?
Që të ndriçohet zonja Pampuri se demokratet e dinë,që Lidhja Demokratike e Gruas u përfshi prej vitit të kaluar në një proçes zgjedhjesh dhe riorganizimi në të gjitha strukturat në shkallë vendi.
Në kushtet kur më tepër se 70 gra janë zgjedhur nga delegatet e Kuvendeve të Degëve dhe janë në vitin e parë të mandatit,mund të na tregoni zonja Pampuri,si mund të bëni zgjedhje paralele në këto struktura?
Do t’i shkarkoni kryetaret e zgjedhura dhe me ç’motiv,argument dhe nen statuti do ta bëni këtë marrëzi?
Na ndriço pak zonja Pampuri,meqë ke 4 vite në PD dhe besoj ke pasur kohë të lëçitësh statutin e partisë apo LDG–së,si ju mbaron mandati të zgjedhurve të strukturave? Me urdhër kryetari?
Në fund të shkrimit zonja Pampuri thotë që Kryesia e PD do të hartojë statut të ri për LDG. Pra Pampuri thotë,që bëjmë zgjedhjet e LDG-së si fillim,pastaj miratojmë statutin. Po zgjedhjet,meqë s’paskemi statut,mbi ç’rregulla do mbahen?
Ju referova vetëm të pavërtetave të zonjës Pampuri për LDG,se sulmet personale ndaj politikaneve emblemë të PD,refuzoj me përçmim tju kushtoj vëmendje dhe fjalë.

@NewsIn.Al

