Totalitarizmi paketë me nacionalizmin-patriotizmin.
80-të vjet nga themelimi I Partisë Komuniste Shqiptare.
80-të vjet por një histori e nisur më shpejt ku protagonistët fillestarë të saj U eleminuan shumë shpejt
.
Një histori e përsëritur vrulli rinor, vizioni, trimërie e pabesie. Ëndërra të ndritura, tradhëti të mirëfillta. Pasioni për pushtet, himnizimi i tij, nënshtrimi shërbimi për një vend nën ombrellë – fenomene të pashmangshme të shoqërisë.
Një parti që u ngrit mbi dëshirën për liri, mbi ëndrrën e Shqipërisë së lirë, në dukje mbi themelet e barazisë sociale – për ti nëpërkëmbur nga përfituesit me konsegualitet, “fshehtazi” mbas ligjesh e “interesash popullore”, herë pas here dukshëm e me pompozitet, ndrydhte, dënonte dhe asgjesonte thjesht për interesat e një pushteti piramidal me në majë të vet përzgjedhurin zot.
200 petrita që emrat ua harruan qëllimisht, dhe ata që i kujtonim të shumtit kishin rënë heroikisht e pabesisht. Sakrificën e shfrytëzuan në mënyrë që frymën e patriotizmit të mbanin lart ndërkohë që një “burg” spiroidal popullit po i ndërtonin – ç’do presion mbi majën mbi popull do përfundonte. Njerëzit u shtynë ndaj njëri tjetrit sa më afër majës të qëndronin. Instikte që shfrytëzoheshin në një botë që trishtueshëm na servirej si ideale.
Himnet mbysin psherëtimat dhe dhimbjet. Parrullat mbulonin lotët e gjakun që vadiste këtë tokë .
…
U bëmë kaq,-të vegjël në përralla besonim, në rritje një nga një shikonim-kuptonim. Në rini luftuam. Në gjysëm shekulli tashmë lamë gjykimet e paragjykimet mënjanë dhe pyetëm sërish : që të ngresh diçka mos vallë është i domosdoshëm totalitarizmi?!?!?!
@Nestor Dede

