JAVË E RËNDËSISHME PËR UNIVERSITETIN FAN S. NOLI
Niko peleshi
Diskutimi i hapur në universitet i bën mirë të ardhmes. Në kohën e sotme të avancimit galopant teknologjik, tregut të punës të trazuar nga pandemia, sigurisë dhe stabilitetit të sfiduar, lëvizjes gjithnjë dhe më të lirë të njerëzve, shqetësimi i universitetit tonë dhe i gjithë universiteteve në Shqipëri dhe më gjerë është tërësisht i justifikuar.
Por unë jam shpresëplotë se bashkimi i forcave do të sjellë lajme të mira. Korça si rajon ka potenciale të jashtëzakonshme për një perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm.
Lajmi i parë inkurajues:
NUMRI I MATURANTEVE NE 5 VITET E FUNDIT NUK KA RËNË

