HomeAktualitetiNiset drejt SHBA/ A do takohesh me Trumpin? Sali Berisha befason me...

Niset drejt SHBA/ A do takohesh me Trumpin? Sali Berisha befason me përgjigjen…

Mesditën e kësaj të premte kreu demokrat Sali Berisha mbërrit në Rinas plot entuziasëm që do të udhëtojë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 5 vitesh nga momenti kur u shpall non grata.

I emocionuar për këtë moment, Berisha cilëson udhëtimin e sotëm si historik për Shqipërinë, ndërsa shprehet se me të mbërritur në Amerikë ai do përshëndetet me miqtë e tij me shprehjen: Unë erdha.

“Prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni se ky është udhëtim i viteve për Shqipërinë. Unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtete e Bashkuara po me atë bindje si në mars të 1991, se vendi i madh i lirisë do të mbështesë Shqipërinë e shqiptarët për t’ u çliruar nga diktatura. Unë shkoj e takoj miqtë e mi, e ju them unë erdha’ tha Berisha.

I pyetur nëse do të takohet me presidentin  e ShBA-ve, Berisha me buzëqeshje përgjigjet i prerë: JO. Po ashtu, pak para se të afrohet në Aeroportin e Rinasit, lideri demokrat i dërgoi dhe një mesahs klryeministrit të Shqipërisë, duke i thënë: Për Padrinon, i them se po niset si padrino e do mbërrijë si Ramaduro.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni se ky është udhëtim i viteve për Shqipërinë. Unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtete e Bashkuara po me atë bindje si në mars të 1991, se vendi i madh i lirisë do të mbështesë Shqipërinë e shqiptarët për t’ u çliruar nga diktatura. Unë shkoj e takoj miqtë e mi, e ju them unë erdha.

Screenshot

Çfarë emocioni keni në këtë udhëtim?

Berisha: Është ndryshe, ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në SHBA. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, fakti që jeni këtu dëshmon se ju ndjeni drejtë se është udhëtim i viteve.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments