Gomari dhe tigri.
Një ditë, gomari e pyeti tigrin : bari është blu? Jo, iu përgjigj tigri, është jeshil. Debati mes te dyve u nxeh dhe ata u dakorduan , që të shkonin tek Luani, mbreti i kafshëve, si arbiter per te vendosur se cili kishte te drejtë. Sapo ata iu afruan pyllit, ku luani po qendronte në fronin e tij, gomari filloi të pallte me të madhe: Lartësia Juaj e ndritshme, nuk është e vërtetë, që bari eshte blu?-
E vertete , bari eshte blu, iu pergjigj luani.
Gomari iu afrua me shume fronit dhe vazhdoi: Po tigri nuk eshte dakord, ai thote qe eshte ngjyre jeshile. Te lutem, denoje se mua me ka shqetësuar/bezdisur shume.
Luani shpalli vendimin e tij : Tigri do te denohet me 4 vjet heshtje!
Gomari iku duke kercyer nga gezimi e duke pallur ” bari eshte blu, blu, blu”. Tigri, pasi pranoi denimin, i thotë luanit “Madhëri, perse me denove, ne fund te fundit, bari eshte jeshil!
Ne realitet bari eshte jeshil, iu pergjigj luani. Atehere, perse me denove?-pyeti tigri.
Luani iu pergjigj : Nuk ka rendesi, nese bari eshte jeshil apo blu. Denimi t’u dha per faktin se si eshte e mundur qe, një krijese kurajoze dhe inteligjente, si ti, te humbe kohen ne nje debat, duke u zene me nje gomar dhe te më shqetësohesh, edhe mua, me nje çeshtje te tille.

Për çdo ngjashmëri me njerëz të ndryshëm, nuk është faji im…
#Renato Kote

