Pas kaq vitesh, u takova përsëri me Fatmirin, një mikun tim prej vitesh në emigracion…
E njoha në Selanik para 30 vitesh, sapo kishte erdhur dhe kishte shumë vështirësi për punë e strehim… Sa patëm mundësi e ndihmuam dhe ai u rregullua dhe ingranua në çdo drejtim me jetën aty!
– Fati stërgjyshin e kishte pasur firmëtar të pavarësisë nga turku, gjyshin ja kishin vrarë italianët, të vëllanë e gjyshit gjermanët, babanë ja futi në burg Enveri, fisin ja internuan komunistët…
Në kohën e demokracisë iku në Greqi, siç ju shkruajta më lart…punoi, ndërtoi, krijoi familje, bleu shtëpi, studioi fëmijët dhe hapi biznes…
E takova dje ne Korçë pas shumë vitesh.
Parkoi xhipin dhe u ulëm diku për kafe.
U kënaqa që i kishte vajtur aq mirë puna në Selanik, sepse e kisha njohur prej vitesh aty…Bëmë muhabet për sportin ku ishte tifoz me Paokun në Greqi dhe Juven ne Itali e Bajernin në Gjermanin…për filma, “vdiste” për telenovelat turke!
Bravo i thashë, di të zgjedhësh…
Një moment kur në një TV që kishim përballë, me titra lexonim në një stacion për konfliktin që provokohet në Egje, kërceu përpjete dhe sa nuk ulëriu: “t’ëmën e s’ëmës, kur bëhen si trima grekët, legenat…”
Çfarë ke bre, i thashë…ç’të kanë bërë grekët?
– Jo bre, asgjë më tha, por ashtu më erdhiii…
-Si të erdhi mo Fati, i thashë…?!
Ike pa brekë nga Shqipëria dhe sot je milioner, me shpi e katandi!
U çudita, por pastaj bëra lidhjen…
Me të gjithë ata që ja kishin “futur” ishte tifoz…të vetmit që e “bënë” njeri ishin grekët, ndaj dhe i…
Kush është rritur i nënshtruar, e paska shumë të vështire të falenderojë atë që e ul në të njëjtën tryezë për të ngrënë bukë…
U ngritëm nga kafja dhe normal që u përqafuam…
-Ika byrazer më tha…Ika të pi një frape në Selanik të qetësoj shpirtin… Ikaaaaaaa…
Ilir Jano / Korçë
@NewsIn.Al
