KreuKulturë / ArtNjë letër pa moral! Një çorbë televizive ! Një lakuriqësi ,banalitet me...

Një letër pa moral! Një çorbë televizive ! Një lakuriqësi ,banalitet me shumicë në ekranet tona!/ Diana Ziu

Një letër pa moral!
Një çorbë televizive !
Një lakuriqësi ,banalitet me shumicë në ecranet tona !

Është modë!

Është koha juaj “amator të dashur”!
Injorant me “shkollë”!
E kjo nuk është të jesh i lirë!….
Epokë e akullt që nuk kujdeset askush ,do e quaja indiferentizmin,
mos reagimin për fjalët fyese për ne Shqipëtarët ..që sipas jush
…..artist , komedian …
“jemi plera” që është më shumë se turp , e thënë nga një artist si ju “që ne Shqipëtarët jemi plera ”
Nga ju artist , komedian, prodhues humori është turp!

Shqetësimi im ,është më i madh se kjo letër e shkruar!
Jam njeri dhe asgjë njerzore nuk është për mua e huaj, e për kritikun do thoshnin …
Jam kritik dhe asgjë kulturore nuk është e huaj për të”

Një maskaradë fjalësh të pista nga një llum i pisët , injorantësh dëgjohen e shkruhen këto fjalë,
e jo më të dëgjohen nga artistë e që debatojnë në ekranet tona ,në emër të fjalës “liri” për të qënë “i lirë” !..???
Çdo ligj në jetën e një shoqërie vjen si nevojë e domosdoshme,
sigurisht që ligji në vetvete nuk do jetë çuditbërës , por është ligj… Respektoje, mbase ligj i pa shkruar por është edukatë , është , etikë !
Respektoje!
Je artist !
Je njeri i ekranit !
Je dikush apo???
Të jesh i lirë , të gjithë duam,
( pa bërë pikën e moralit kjo) !
Dhe nuk mohon etikën ,kulturën e të folurit në auditorë , në shtypin e shkruar, e aq më tepër në ecran!
Mos!.., boll më!
Të qënurit kaps, në një humor pa titull , pa domethënije, pa asgjënë që është pjesë talenti hera herës, por dhe më pas të qeshësh me dhimbjen e kësaj asgjejeje, është pa dyshimin hall !
Dhe ky hall nuk duhet të shtypi pjesën tjetër njerzore spektatorin pa faj! jemi ne spektatorët , teleshikuesit e ekranit “metalik”, që pikërisht që duam të qeshim , e të duam ty dhe si artist, ..
Por kurrë mos tall hallin tonë, !
Kurrë mos urre popullin tënd!
Kurrë mos shaj motrat tona, !
mos …është “MOS””
Një dështim i madh mbase sjell xhelozi, sjell megallomani, sjell mëdjemadhësi, gjithçka sjell!..
Shkodranët kanë një shprehje ku duan të mallkojnë thonë:- t’ hyptë vetja në qef’..
Është e tmershme mos reagimi i medjas së shkruar, për fjalët fyese, për ne Shqipëtarët!
Është më shumë se turp!
E , thënë nga një artist! Turp!
Shqetësimi është akoma më shumë i madh për fjalët e thëna të shkruara !…
Nga një vulgaritet në kokfortësinë, ku vetëdija e thënijes e fyerjes për ne Shqipëtarët “plera”të quajtur nga ju “Plera “është turp!
Është eshëmtuar!
E aq më tepër në ekran!
Nuk ka kurrë coment pas!
No coment!

Kritika është një guxim qytetar
dhe unë si diana ziu nuk po bëj moral, Por po ju them:-
Ju artist i bërë pis” e që na ofendoni si Shqipëtar e që na quani
plerë” po ju them Mos ! boll më !
Boll me humor banal ,se ju na bëtë vërtet “pis”
Po të drejtohem ty artist !
Jam njeri dhe asgjë njerzore nuk është e huaj për mua , por do mundet të thoshnin për kritikun :-” Jam kritik dhe asgjë kulturore nuk është e huaj për mua”për kritikun
Varfëria e të menduarit mundet të mos lërë që ta kuptosh….
por nuk është moral…. kjo që unë shkruaj!
E rëndësishme
është skeleti , shtylla kurrizore , brymosja që njeriu artisti ka në qënijen e tij, e andaj është vlerë është dhe moral për ne artistët arti që përcjellim!
Shpesh herë ke moralizuar me humor hallin e “Ezopit” për hallet tona !
Por mos, nuk është e drejtë !
Mendoj që çdo kush është zëmër gjërë me ju , por jo bark-gjërë, për çdo krijimin tuaj, se më pas ndodh :-Mjerë gjykimi për atë vepër dhe mjerë kritika për atë gjykim”!
Shkrimi nuk mundet të jetë kurrë i barabartë me të vërtetën ,.
Por impaktin që lë pas, për atë se ne çfarë shkruajmë midis faktit dhe imagjinatës është fakt ,është thënija jote e shkruar , por bëj kujdes nga trillimi!
Një thënije e filozofit të famshëm Stuart Hampshir ,kur shkruan me shmangjen e objektivitetit të pa vlerë citon:- “Epokë e akullt që nuk kujdeset askush dhe që të çon në degredimin e një qytetërimi!
“MOS”
E duke e përmbyllur ,që një qëndrrim i tillë, sipas filozofit , mundet të jetë fundi i qytetërimit, e ku injorantët do ngrenë kokë dhe do moralizojnë për “papastërtinë ” duke hequr “plerat”
e që si kuptuan kurrë vlerat !

Një thënije e një gazetari të famshëm Amerikan John Dewey shprehet:-

Domosdoshmëria ndaj faktit , të së vërtetës, është një kërkesë e nevojshme morale!
Pa bërë moral!

diana ziu

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit