KreuAktualitetiNjë meditim sot! Një grua ! Një nënë! Gra të suksesshme...

Një meditim sot! Një grua ! Një nënë! Gra të suksesshme !

Një meditim sot!

Një grua !
Një nënë!
Gra të suksesshme !
Gra Artiste , gra krijuese !
Modeli madhështor,
magjishëm në thjeshtësinë e tyre
Një jetë pa mburrjre!

E madhërishmja shfaqet në trajta të ndryshme!
Madhështia e Oqeanit , madhështia e qiellit të kaltër, madhështia e botës bimore ,madhështia e forca e fuqishme shpërthyese e shtrëngatës, kjo larmi në madhështinë e saj
është në shumë shpirtra njerzish, tek njerëz me shpirt të madh , të thjeshtë ,me një botë të madhe dhe që kanë një emër të shenjtë
ARTIST!

E bukura është jetë!
E bukura është një kombinim materialesh të ndryshme si tinguj ngjyrash, fjalësh që i jep njeriut- mjeshtër një formë e që vepron mbi ndjenjat, arsyen si një formë që u ngjall njerëzve habi, gëzim ,krenari për aftësitë e tyre krijuese !

Mirpo fakti që njeriu ka vështirësi për ta zbuluar bukurinë, nuk ndikon aspak në ndriçimin e hënës natën ,as në agimin e diellit ,që ndodhin, exzistojnë si fenomene të natyrës , pavarësisht nga ndërgjegjja e njeriut, pavarësisht në se i ka vënë re ,apo jo njerëzit !

Është një humbje do thoja ,për atë njeri që i kalon jeta pa e vënë re të bukurën, mbase pa e ndjerë ,e pa e jetuar!
Varfëri zbrazësi në botën shpirtërore të njeriut !
Kalojmë pranë të bukurës,
shpesh kalojmë heshtur,thjesht si udhëtarë dhe s’vëmë re se si nis ,e buzëqesh ,se si të jep natyrshëm ndjesinë e paspjeguar,
e që është thjeshtë e bukur !
Sa njerëz të bukur me shpirt të bukur në hijen e lagur shkruajnë, lexojnë, e puthin varfërinë aty ku sedra nuk i lejon të shesin vyrtytet njerzore !

Aty ku asgjëja e kotësisë
mban lluksin e shterp dhe si vitrinë qëndron egër tek i
thjeshti njeri !
Tek njerzit fisnik ,pa fjalë ,të urtë të mënçur, por jo mjeran!

Këto/a janë spektatorët e mij ,!
Spektatorët për të thënë realitetin siç është natarshëm ,me jetë reale, me ngjarje jo të stisura!
Sa fasadë e frikshme është egërsia dhe shkatrrimi që i bëhet të bukurës!

Në konceptin e modernes po shkallmojnë të bukurën ,po ngrejmë kauza duke na përshfaqur deputetet e dikurshme me emancipimet në thirrje për gratë., duke i masakruar me format më të egra saj ,ju vendosën stemat e Mao- cedunit në si një pllakë kali në gjoksin e hirtë në kostumet doku dhe nga puna e netëve treturnëshe për realizimin e planit detyrë partie kjo!
Dhe si këmbë në qafën tyre varur medaljoni i punës dhe si një varse ku i tingëllonte si këmbore për të bërë thirrje : Çohuni ,lexoni shtypin si fillim dhe punë baraz burrat drejt amancipimit e shuumë tjeta thirje sllogane një tmerr!
koha evolon!

Jemi në 2024 !
Egërsia drejt një Kauze ndaj gruas ,për gruan, gratë… sot mbrohet me ulërima, fyerje, bullizime dhe ky model i pëlqyer, që u përshfaq gjatë disa muajsh në relity showw ish shëmtira, ku u përkrah
thellësisht nga mediokriteti
i njezëve lart, aty ku shumë lart varej një çmim i madh !

,Një çmim i parë e që ju përshtat fiks gruas arrogante modelit ,Ku kauza e gruas i sh mburoja e saj!

Janë shuumë vajza ,gra që janë të bukura në shpirt, të kulturuara të ditura, janë gra që luftojnë për arritje të mëdha në profesionet e tyre ,që nuk trymbetojnë kurrë sukseset e tyre !

Janë shumë vajza ,gra që drejtojnë bisnese tepër të suksesshme …dhe shumë prej tyre gra

ARTISTE !

Pikërisht këtu do ndalem më shumë! ARTISTE!
Të suksesshëme në të
gjitha fushat.
Artiste !
Kompozitore gra krijuese!
sa madhështore!
Kompozitore gra që shkruajnë, që nuk mburren kurrë!

Sa bukur është kur dëgjon Çmimi i parë Kompizitores grua
ERIONA RUSHITI, super bukur dhe vlerë për shoqërinë sot!

Po ! është një Kompizitore grua, shumë e suksesshme ,e ku shumë çmime të para janë sot në këto kohë ,e ku i ka rrënëmbyer talenti i saj ,në punët e saj dhe është një vlerë kjo!
Është grua e suksesshme ,e talentuar grua kompozitore grua që punon shumë bukur ,thjesht dhe plot me nivel , ku puna çmimet flasin vetë!
A është modeli më i bukur sot?
Natyrshëm që po !

Kjo është e kundëra e asaj tallavaje që u bë “modë” në kauzën grua!
Në relity -show sot

Një tjetër kompozitore grua e sukseshme është
Fatmira Mallolli Kamberi !
Shumë larg prej këtej ,punon ,shkruan ,
kompozon ,jep koncerte në shumë vënde të botës , pa dyshim është një model për gruan sot!
Sukseset e saj ,si kompozitore me vlera, janë po aq me rëndësi,
janë super punë e bukur,
Edhe pse larg vëndit janë afër me shpirtin krijues duke punuar Dhe sukseset e saj janë një model i bukur për gruan ,për vajzat për shumë artistë të rrinj sot!
A është dhe kjo zonjë kompozitore një grua e rallë?
Natyrshëm që po! Gjithashtu
Janë gra të tjera ARTISTE ,
instrumentiste tepër
të talentuara , e që duket sikur kanë lindur në skenë si Dorina Laro Ina Petrollari et që me emrat e shquar të instrumentisteve gra do shkruaj në vazdim !!!!
Sa më thellë të futesh në këtë det të madh, ku pafundësia është aty Dhe modeli i përsosmorisë është dhe exziston aq më shumë e thelloj iden time drejt së bukurës grua!
Artistja me shuumë famë sot Eva Golemi, që madhërisht interpreton nga një premjerë në tjetrën një jetë në skenë me zëtin e ssj brilsnd dhe është shuumë madhështore puna karjera e saj e kjo një bravo mbade është pak A nuk është përsëri një model i rallë i gruas sot!
Një artiste me ka shumë karjerë dhe pa mburje thur suksese në vazhdim në punën e bukur drejt padionit ëndrrës së saj!
Janë shumë emra të tjerë!
Por do ndalem me një status me artiste të tjera , për sukseset e tyre për të evidentuar me punët e tyre Modeli që ato janë kaq dënjësisht!
Do vazdoj të shkruaj pafundësisht!

Njeriu është qënie jo e përkryer, por zvarritet pelivanthi në një botë të paqëndrueshme , dhe kjo më sjell në mëndje pamje të “pikturuara”
pjesëza nga jeta dhe për të kuptuar thelbin e jetës dhe që kështu duhej të ndodhë!
Por e kundërta për të sajuar një botë ireale ,në një reality -show, në dhe me një një botë alogjike me bullizma dhe fyerje
gjithçka shëmtuar,
duke sajuar situata
me imagjinatë të shthurrur ,frut i një ndërgjegjje të sëmurë
dhe etja për një çmim
jo të kuptimtë
duhet thënë një
stop!
boll më me sikur, me vulgaritete ,
me amatorizma ,me fjalën dhe slloganin :(kjo tek e fundit është një Realy – show siç është comentuar nga tribuna !
Si për ta mbyllur po ju shkruaj sipas mendimit tim!

Në një tabllo do të quaja vepër,
do të pikturoja brënda imagjinatës time ,ato portrete që në shthurrjen e pakuptimtë të bisedave ndryshe në atë reality showw të famshëm dhe kur deformimet arrijnë përmasa groteske do ish vërtet bukur!

Portrete të mbushura me njerrëz kokëmëdhenj si mostra të një fallciteti me pamje të përçudnuar!
Do ish bukur!

Mendoj që mos abuzohet me Kaoz për gruan!
Mos u fshihet pas grave ,nënave vajzave që mbarsin në jetët e tyre mbi të gjitha lindje fëmijsh qënie njerzore !
Meritojnë shuuumë shumë,
shumë fjalën fjalën e shenjtë RESPEKT!

diana ziu

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit