HomeKulturë / ArtNjë Shtatori ynë dhe ''Hello-ja'' sot...dritë dhe mjegull...

Një Shtatori ynë dhe ”Hello-ja” sot…dritë dhe mjegull…

E njëjta ditë, veç vitet ndryshojnë…

Urimi ynë për shkolleë, sot i  zëvëndësuar nga avulli i tymosur në një filxhan kafeje…
1 Shtatori i shkollës dhe ”Hello-ja” sot…dritë dhe mjegull…

Sado vite të kalojnë, ditën e 1 shtatorit, i gjithë brezi ynë, kudo që të jetë, hedh “vështrimin” në shkolla ku për herë të parë u ul në në bangat e dijes. A mundet të harrohet ajo ditë? Mësuesi i parë..a,b,c-ja, fillimi i një rrugëtimi plot dritë…

Një dashuri dhe respekt që nuk vdes kurrë, mbetet mirënjohja për mësuesit!

Gëzuar Një Shtatorin, të gjithë atyre që dikur, fëmijë apo të rinj  e kanë uruar me ndjenjën e bukur të dashurisë për shkollën.

Mos u çudisni…ne i përkasim atij brezi që këtë ditë e prisnim me buqeta me lule!

E filluam me këngën:

“S’të harroj mësuesi i parë

Më mësove abc-në…”

Për të vazhduar me:

Në bangat e shkollës moj mike

dy emra i gdhëndëm dikur…”

 

#NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments