Ne fshatin Rëmbec, mbrëmjen e djeshme, një 60-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij, pas një sherri banal mes tyre. Viktima u identifikua si Nesti Sotiri, ndërsa autori Velo Azisllari, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.
Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës.
Njoftimi i ppolicise
“Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Vëllai i autorit tha se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.
Vellai i autorit per krimin
“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai.
@NewsIn.Al

