KreuAktualitetiArrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, nga operacioni antidrogë “The Eye”, që...

Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, nga operacioni antidrogë “The Eye”, që çoi në sekuestrimin e 992 kg kanabis…

Edhe në “gji të Arushës” nuk shpëtuan dot …kur policia punon!

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni antidrogë “The Eye”, që çoi në sekuestrimin e 992 kg kanabis dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe dy ukrainasve Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Lënda narkotike është bllokuar një ditë më parë në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, por policia ka preferuar të mos ndërhyjë menjëherë.

Policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.

Lënda narkotike u gjet e ambalazhuar në dhjetëra thasë të mëdhenj. Gjatë operacionit policor të koduar “The Eye” u arrestuan nga Policia e Vlorës, shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Lika

Shkembimi i mallit të trafikantëve është bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit