KreuAktualitetiVetëm për sezonin e verës, Greqia pret që të fitojë 15 miliardë...

Vetëm për sezonin e verës, Greqia pret që të fitojë 15 miliardë euro që në ‘shqip’ përkthehen mbi 17.4 trilionë lekë.

Greqia ka arritur bumin me të madh të turizmit, pas pandemisë! Turizmi është përmirësuar ndjeshëm dhe për vitin 2022

Vetëm për sezonin e verës, vendi ynë fqinj pret që të korrë 15 miliardë euro që në ‘shqip’ përkthehen mbi 17.4 trilionë lekë. Greek Gateëay, faqja zyrtare që raporton zhvillimet mbi turizmin në Greqi bën me dije se verën e vitit 2022, vendi ka qenë totalisht i rezervuar.

Më së shumti turistët mësohet të jenë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta turistë kanë rezervuar për të kaluar muajt e nxehtë të verës si korriku dhe gushtit, por edhe një pjesë të shtatorit në Greqi.

Santorini dhe Naxos duket se kanë qenë dy vendet më të preferuara, pasi sipas të dhënave të publikuara, strukturat akomoduese janë shfrytëzuar 100%. Pas tyre renditen Mykonos, Skiathos dhe Lesbos, si tre ishujt që kanë parë një rritje të konsiderueshme. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, Greqia ka parë 94% rritje në fushën e turizmit.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit