Asnjë lëshim dhe përballje direkt me ligjin, për këdo që guxon të shfrytëzojë zjarret për përfitime personale Zjarrvënia e qëllimshme nuk falet – Kryetari i Bashkisë Erion Isai ju drejtohet kolonjarëve me mesazhin e qartë për rruajtjen e pyjeve dhe ndihmën në raste zjarri.
“Hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi, mushkritë e qytetit, hektarë të tërë pyll magjik. Duke falenderuar ekipin e MZSH Kolonjë, që në të katërt rastet ka shpëtuar kurorën e pishave, lutem në ndërgjegjësim, ndihmë, dhe më së pari ndëshkim, sepse ky ËSHTË KRIM!
Kushdo që po e nxit apo bën me shpresën se po hap një kantier apo sektor shfrytëzimi drusor; thjesht dhe prerë: as do të prihet, shëmbet apo tjetërsohet asnjë centimetër aty! Pikë!
Ndërsa prej sot ka kaluar në objekt 24 orë në ruajtje. Qytetarëve ju lus ndihmën!”, shkruan ai në postimin e tij

Ndërkohë, një zjarr tjetër i madh ka përfshirë kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kolonjë. Bëhet me dije se më së shumti flakët janë në territorin grek, por era e fortë dhe shkurret e thata po favorizojnë zjarrin, i cili po përhapet me shpejtësi drejt territorit shqiptarë.
Bëhet me dije se flakët janë në përmasa të mëdha dhe për këtë arsyes po ndërhyhet me helikopter, për të vënë zjarrin nën kontroll nga ajri. Nuk dihet se cili ishte shkaku që ndezi flakët në kufij, por dyshohet se emigrantë ilegalë që kalojnë andej kanë lënë bishta cigares të ndezura dhe janë larguar duke shkaktuar këtë dëm të madh.
@NewsIn.Al

