HomeAktualitetiKonstantinos Argyros, artisti popullor grek më i suksesshëm i brezit të tij,...

Konstantinos Argyros, artisti popullor grek më i suksesshëm i brezit të tij, në datën 20 gusht do këndojë live në Festa e Birrës Korçë…/Nga Viki Jano

Kostandinos Argiros…këngëtari idhull i rinisë në Greqi, në datën 20 gusht live në Festa e Birrës në Korçë…pa dyshim do jetë një mbrëmje e magjishme!/Viki Jano

Një vëmëndje të veçantë në mediat greke zë jeta dhe aktiviteti artistik i këngëtarit më të dashur të rinisë në Greqi.

Konstantinos Argyros është në ishullin e tij të preferuar, Lefkada  . Këngëtari këtë verë është në turne  në të gjithë vendin, megjithatë obligimet profesionale kujdeset t’i kombinojë me pushimet .

Këto ditë ai shkoi të pushonte pak dhe zgjodhi ishullin ku është rritur dhe sa herë e viziton kujton momentet e bukura dhe të shkujdesura të fëmijërisë së tij.

Aty ka shijuar diellin, detin, është argëtuar dhe nuk ka ngurruar të provojë sportet ujore.

Madje, ai ka postuar edhe një video në profilin e tij në Instagram, në të cilën bën një dërrasë sërfi elektrike.

Në mbishkrim ai përdori tekst nga kënga e tij. “Një rrugëtim jete… dhe kudo që të arrijmë”, ka shkruar karakteristike ai dhe si komentet, ashtu edhe pëlqimet kanë marrë flakë

Kujtojmë se pak ditë më parë Konstantinos Argyros ndodhej në ishullin Rodos, i cili po bënte sërf atje.

Në videon që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, këngëtari nuk e fsheh dot emocionin, ndërsa në mbishkrimin e publikimit të tij me humor ka shkruar: “Surfer-lis”, duke shtuar pranë saj edhe një emoji duke qeshur.

Eleftheros Tour”

Konstantinos Argyros, artisti popullor më i suksesshëm i brezit të tij, udhëton gjatë gjithë verës në stadiume dhe teatro të mëdhenj në Greqi dhe Qipro me një prodhim të madh muzikor, me estetikë të shkëlqyer dhe standarde të larta, “Eleftheros Tour”, me mbështetjen e Johnnie Walker.

Në datën 20 gusht Argiros do këndojë live edhe ne festën më të madhe që zhvillohet në Shqipëri,  atë të Birrës në Korçë. Që në momentin e parë që Bashkia njoftoi pjesëmarrjen e yllit grek në Festën e Birrës, interesimi i fansave të tij është në maksimum.

Në Koncertet e para të tij, biletat u shitën menjëherë, me Konstantinos Argyros, tashmë artisti nr 1 në Greqi.

“Eleftheros Tour” është plot me hite nr.1, performanca të shkëlqyera, pamje mbresëlënëse, surpriza të mëdha dhe emocione të forta.(in.gr)

Viki Jano

@ NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments