Nje vit pa Sherif Merdanin…komunizmi i burgosi zërin, pamjen, veshjen, biografinë…populli i dha pavdekësinë!
Një vit më parë më 29 gusht 2021, u nda nga jeta këngëtari Sherfi Merdani (1940 – 2021), e kujtojmë me nderim e respekt


Sot, 1 vit nga ndarja nga jeta e Sherif Merdanit.
Vjeshtën e vitit 1973, në Burgun e Tiranës, ku mblidheshin të dënuarit nga gjithë Shqipëria që shpërndaheshin më pas, sipas moshës e gjendjes shëndetësore, në kampe e burgje të ndryshme, në kaushin me numër 7, hyri dhe një djalë, të paktën zëri i të cilit, nuk ishte i panjohur për disa nga të dënuarit. Ishte këngëtari Sherif Merdani. Kasim Hoxha tregon kujtimet e asaj kohe, udhëtimin për në Spaç dhe punën në minierë së bashku, ku ditën e parë, Sherifi u nxi aq shumë në fytyrë nga pluhuri sa nuk njihej. Megjithatë ai nuk e humbi kurrë shpresën duke u bërë burim kurajoje edhe për të tjerët. Optimizmi ishte kënga e tij edhe atëherë kur nuk këndonte. Një këngë me të cilën, ndoshta pa e ditur as vetë, ngrohu zemrat e të dënuarve që kishte pranë. 
Sherif Merdani (Korçë, 14 maj 1940 – 29 gusht 2021) është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria.
Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.
Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim.
Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Diskografia
Disa nga këngët e tij të asaj kohe janë:
Kartolina
A do vish sivjet në plazh
Duart e tua (kënduar në festivalin e 11)
Këngë të tjera të Sherif Merdanit
Se kënduam “Let it be”
Simfonia e nënës
Shokë të pandarë
Takim pas vitesh
sonte ora shtatë

@NewsIn.Al

