Njeriu i Fundit që Kujton
Në fund të kohës
nuk mbeti zëri,
as emri,
as fytyra.
Mbeti vetëm kujtimi,
i fshehur errësirës,
si dritë
që nuk pranon të vdesë.
Kërkoi veten
pasqyrave që gënjejnë,
syve që nuk shihnin,
në duar
që harruar kishin prekjen.
Kur bota
i mbylli të gjitha dyert,
gjeti një shenjë
harruar heshtjes.
Një trekëndësh,
një rreth,
një spirale.
Tre numrat primarë
të krijimit
Kuptoi se dera
kishte qenë gjithmonë
brenda tij.
Kujtesë,
brenda kujtesës.
Kur e hapi,
nuk pa apokalipsin,
por dritë…
Për herë të parë,
pyetja:
“Çfarë do të mbetet nga njeriu?”
humbi kuptimin
përballë kumtit:
“Gjithçka zgjohet
përpara se njeriu
të harrojë veten…”

Armand Zoga – Mançester
@NewsIn.Al
