Qarku Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen nr. 10, Korçë, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasen M. P., 78 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila vijon të marrë mjekim në spitalin e Korçës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka dëmtuar orendi dhe pajisje në banesën e tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. P., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve kërcënuese në celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në territorin e Greqisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Më datë 25.02.2026, në fshatin Cangonj, Devoll, ka rënë zjarr në stallën në pronësi të shtetasit P. H., 69 vjeç. Për pasojë është djegur stalla dhe baza ushqimore për bagëtitë që ishte aty. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Korçë/Më datë 25.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja E. M., 36 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se që prej datës 16.02.2026, i është larguar nga banesa, djali i saj 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
@NewsIn.Al
